E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e te ardhurave “penalizon” bizneset

Mungesa e te ardhurave ne buxhet ka rritur presionin e organeve te fiskut ndaj bizneseve. Hapesirat qe jep ligji i procedurave tatimore dhe kodi doganor po perdoren masivisht per te plotesuar diferencen qe mungon nga plani i te ardhurave.
Pas tatimeve, tashme dhe doganat kane hartuar “listen e zeze” me subjektet qe duhet te shlyejne detyrimet e prapambetura. Skema e sigurimit te te ardhurave kalon permes Kontrollit te Larte te Shtetit, raportet e te cilit perdoren nga dogana si mjet per te vjele detyrimin. Aktualisht jane ne liste mbi 180 subjekte te medha, te cilat duhet te paguajne detyrimet (gjobat), vlera e te cilave arrin ne disa miliona dollare. Te dhenat e fundit nga tatimet dhe doganat nuk paraqesin nje situate pozitive me realizimin e planit. Shkak eshte bere kriza ekonomike, e cila ka bllokuar me mijera biznese, duke mos mundur te sigurojne te ardhura te mjaftueshme per buxhetin e shtetit. Dje, grupe te ndryshme tatimore kane kryer kontrolle per vendosjen e kasave fiskale. Ndryshimi i fundit ligjor me pajisjet fiskale rrit tej mase shkallen e ndeshkimit, deri ne mbyllje te aktivitetit. Deri ne muajin nentor 2009, tatimet kishin vendosur rreth 700 gjoba sa i takon kasave fiskale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›