Mungesat, avokatët fusin në kolaps gjyqin e Dritan Dajtit
TIRANE- Lojërat” e avokatëve fusin në kolaps pro cesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, autorit të masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës, ku i shumëkërkuari ekzekutoi katër oficerë të skuadrës speciale operacionale që tentuan t’i vinin prangat, pas shtatë vitesh arrati.
Gjykata e Krimeve të Rënda ngriti dje, shqetësimin për shtyrjet e herëpashershme të proceseve gjyqësore për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, duke kërkuar ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë për marrjen e masave të menjëhershme për këtë fenomen shqetësues. Përmes një njoftimi për shtyp, gjykata bëri të ditur se procesi ndaj Dajtit dhe dy të pandehurve të tjerë, Erges Xhoxhi dhe ish-polici Mariglen Muçaj, u shty sërish, për shkak të mosparaqitjes së avokatëve, si atyre të zgjedhur nga të pandehurit, ashtu dhe atyre të caktuar kryesisht. Sipas gjykatës, mbrojtësit ligjorë janë bërë shkak edhe për shtyrjen e seancave të tjera të mëparshme gjyqësore, edhe pse kanë pasur dijeni rregullisht për datën dhe orën e procesit dhe nuk kanë bërë prezente shkaqet e mosparaqitjes së tyre përpara Gjykatës.
Për faktin se avokatët janë kthyer në “gangrenë” të këtij procesi mjaft të shumëpërfolur, gjykata u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse të marrin masa disiplinore për mbrojtësit ligjorë. Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektivëve të skuadrës speciale operacionale, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj.
(m.a/GSH/BalkanWeb)