E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojne avokatet shtyhen 4 gjyqet kryesore

14/10/2010Maratona qe ska te mbarur

TIRANE- Shtyhen per mungese avokatesh proceset me te bujshme qe jane duke u zhvilluar aktualisht ne gjykatat shqiptare. Dita e djeshme qe konsiderohet si me e ngarkuara nga njerezit e drejtesise i ka gjetur keta te fundit pushim pasi rreth kater gjyqe jane shtyre per mungesen e avokateve. Keshtu procesi gjyqesor qe zhvillohet ne ngarkim te te pandehurve per rembimin e zhdukjen e shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha eshte shtyre per shkak te mungeses se avokateve. Te njejtin fat ka pasur edhe procesi gjyqesor i kreut te bandes se Lushnjes Aldo Bare i cili ishte parashikuar dje ne oren 1000 por per shkak te mungeses se avokatit Vladimir Mece trupi gjykues i kryesuar nga Fatmira Hajdari ka vendosur shtyrjen e gjyqit. Nderkohe qe maratona e shtyrjes se gjyqeve ka vazhduar edhe me procresin gjyqesor qe aktualisht eshte duke u kryer ne ngarkim te Dritan Dajtit kunatit te tij Ergest Xhoxhi dhe ish-efektivit te policise se Durresit Mariglen Muca. Per shkakun e mungeses se avokateve edhe ky proces eshte shtyre duke u lene per tu zhvilluar diten e premte te kesaj jave. Shtyrja e gjyqit eshte kryer edhe per te pandehurin Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji te cilet kane kerkuar ne Gjykaten e Larte pezullimin e afateve te paraburgimit dhe lirimin e tyre nga qelite e burgut.

Remzi Hoxha

Per shak te mungeses se avokateve mbrojtes eshte shtyre seanca e djeshme qe po zhvillohet ndaj te pandehurve Arben Sefgjini Ilir Kumbaro Bundjon Mece dhe Avni Koldashi. Keta te fundit jane te akuzuarit kryesore per rembimin e zhdukjen e Hoxhes.

Aldo Bare

Kreu i bandes se Lushnjes nuk eshte paraqitur fare ne sallen e gjykimit pasi sic duket kishte mare informacion per mosparaqitjen e avokatit te tij mbrojtes. Duke u nisur nga kjo situate gjykata vendosi te shtyje gjykimin duke e lene ate javen e ardhshme.

Dritan Dajti

Edhe procesi gjyqesor per te akuzuarin e vrasjes se kater efektivave te policise eshte shtyre. Avokatet e Dajtit skano pranuar te vijne ne proces per shkak se pak dite me pare ata kane kryer nje kerkese per perjashtimin e trupit gjykues te Dajtit dhe dy personave te tjere.

Pinari Delijorgji

Rekursi i bere ne Gjykaten e Larte per pezullimin e afateve te paraburgimit eshte shtyre dje pasi ne salle skane qene te pranishem avokatet mbrojtes. Seanca e ardhshme u la per tu zhvilluar javen e ardhshme ku pritet te jepet vendimi i gjykates.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›