E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mungojnë socialistët, dështon për herë të tretë mbledhja e komisionit hetimor për Shëndetësinë

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka dështuar sërish.

Kjo sepse deputetët e PS nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e thirrur nga Albana Vokshi.

Në mbledhjen e pak ditëve më parë, përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës, pas bojkotit, duke deklaruar se Komisioni Hetimor nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e këtij plani hetimor.

Në këtë komision pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›