E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murgjit koreanë, festë me kumar e alkool

Rrjetet televizive koreano-jugore shfaqën videon e regjistruar fshehtazi të murgjve që luajnë poker, disa prej të cilëve pinë alkool e tymosin duhan gjatë një mbledhjeje në një hotel luksoz buzë një liqeni.

Bëhet fjalë për kumar me shuma që shkojnë në 875 mijë dollarë, të cilat nuk dihet nga janë siguruar.

Episodi ka ndodhur në fund të prillit, kur murgjit ishin mbledhur për një ceremoni përkujtimore të një tjetër murgu.

Murgu budist Seongho, i cili e bëri të ditur incidentin, tha se murgjit luajtën kumar për orë të tëra.

Jinje, udhëheqësi më i lartë shpirtëror i Urdhrit Jogye, kërkoi publikisht ndjesë duke u betuar për “vetëpendim”.
/Start/

                                                                                             2012-05-11 15:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›