E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Nga Çelsi duhej të ikja më herët

Milano - Hoze Murinjo deklaron se gabimi më i madh në jetën e tij është se qëndroi më gjatë tek Çelsi, ndërkohë që duhej të ikte më herët. Në një intervistë për “News of the World”, ish-trajneri i londoinezëve shprehet se duhej të ishte larguar nga ai ekip të paktën tre muaj më përpara.

"Gabimi më i madh është në periudhën kur isha trajner i Çelsit. Unë u largova nga Londra në shtator, por do të duhej ta lija drejtimin e skuadrës që në muajin korrik. Atë kohë shumë ekipe më kërkonin gjatë verës, dhe për këtë unë punova tre muaj pothuajse i papërqëndruar", përgjigjet Murinjo rreth pyetjes për gabimin më të madh të jetës së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›