E Hënë, 2 Nëntor 2026

Murinjo ndëshkohet me të verdhë për shkak të protestës me…

Zhoze Murinjo i tregoi kamerës së regjisë të takimit mes Antaliasporit dhe Fenerbahçes, ekranin e një laptopi duke evidentuar se arbitri kishte gabuar kur i mohoi golin Edin Xhekos.

Ka mjaftuar ky gjest dhe kryesori i takimit i është afruar portugezit duke i treguar kartonin e verdhë. Pas fitores në transfertë, Murinjo është prezantuar përballë gazetarëve duke u mbrojtur për atë që i ndodhi.

“Ishte një gol i rregullt. Analisti im më tregoi imazhin e plotë ku dallohej qartë se Xheko mbahej në lojë nga mbrojtësi i majtë i Antaliasporit. VAR më duket se nuk e kishte shfrytëzuar atë plan”, tha Murinjo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›