Murtaja e bagëtive të imëta në Postribë, blegtorët e zonës thonë se nuk ka vend për panik

Rasti i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë të Shkodrës, i konfirmuar pak ditë më parë në Postribë të Shkodrës, ka ngjallur reagimin e blegtorëve të zonës.
Edmir Repaj i cili ka një tufë prej rreth 300 krerësh bagëti të imëta, thotë se fenomeni i murtajës nuk ka shtrirje të gjerë në zonën e Postribës dhe nuk ka vend për panik.
Ai sqaron se në fermën e tij janë kryer ekzaminimet nga veterinerët dhe asnjë krerë nuk ka rezultuar me sëmundje.
“Nuk ka sëmundje në fermat shqiptare dhe as në Postribë, nuk ka nevojë për panik”, u shpreh blegtori, Edmir Repaj.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u ka bërë thirrje fermerëve që të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, ndërsa thuhet se murtaja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/