E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musharraf: Nuk u trajtuam si te barabarte

Ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf ka deklaruar se vendi i tij nuk eshte trajtuar njesoj me te tjeret, pavaresisht se ka qene nje aleat i forte i SHBA-se ne luften kunder terrorizmit.

Sipas tij, ndjenjat anti-amerikane ne Pakistan jane te larta. "Ne ishim ne anen e vendeve qe luajten rol kryesor ne kete lufte, por jemi trajtuar si te pabarabarte”, tha Musharraf per CNN.

"Kjo eshte ajo qe lendon Pakistanin, drejtuesit e tij, qeverine e tij”, u shpreh ai. Administrata Obama e ka bere te qarte se sulmet ndaj militanteve talebane ne zonen kufitare me Afganistanin do te vazhdojne. Per kete ceshtje, Musharraf theksuar se asnje nuk varet nga presidenti.

“Politiken nuk e ndryshojne personalitetet. Politika varet nga interesi kombetar dhe mjedisi. Persa kohe interesat dhe mjedisi te jene te njejta, edhe politika nuk do te ndryshoje”, tha ai.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›