E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa: Shkarkimi i Jabllanoviç, në bazë të Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se nuk ka asnjë të vërtetë rreth raportimeve në media se është kushtëzuar shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviç me pozitën e zëvendësshefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

“Emërimi i zëvendësshefit të AKI-së përcaktohet me Kushtetutë dhe nuk ka të bëjë fare me të”, tha Mustafa, transmeton Kosovapress.

Sa i përket ministrit Jabllanoviç, i cili i ka quajtur nënat gjakovare egërsira, Mustafa tha se është bërë bujë e panevojshme rreth këtij rasti. Sipas tij, do të vlerësohet në këtë rast nëse është shkelur Kushtetuta.

Këto deklarata kryeministri Mustafa i ka bërë gjatë vizitës që i bëri Doganës së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ku është takuar me drejtorin e këtij institucioni, Lulzim Rafuna.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›