E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa-Thaçi: Nuk dorëzohemi përpara dhunës

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, dy liderët e koalicionit PDK-LDK, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë dënuar dhunën e përdorur në protestën e sotme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanovic.

Mustafa dhe Thaçi janë shprehur se protesta nuk është organizuar nga qytetarët e Kosovës, por nga tre partitë opozitare, të cilat kërkojnë të vijnë në pushtet nëpërmjet dhunës.

Ata kanë falenderuar qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në protestat e ozhvilluara sot, duke e konsideruar dhunën si të organizuar nga një grup i vogël njerëzish.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi janë shprehur gjithashtu se sot janë sulmuar institucionet e Kosovës, veprim që nuk i shërben imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Mustafa ka deklaruar se si pasojë e dhunës së përdorur në protesta dy policë ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa 33 të tjerë kanë marrë lëndime te lehta, sa i përket protestuesve 20 prej tyre janë plagosur në përballjen me policinë.

Dy lidertët kanë falenderuar policinë e Kosovës për përballimin me sukses të situatës.

I pyetur për shkarkimin e ministrit Jabllanovic, Mustafa është shprehur se protesta e sotme nuk ishte kundër Jabllanovic pasi aty më së shumti u dëgjuan thirrje kundër qeverisë së Kosovës.

“Sheshi ku u zhvillua protesta nuk është i Jabllanoviçit. Sot nuk u dëmtua Jabllanoviçi, por sheshi i Prishtinës, u dëmtua pamja jonë. As Trepça dhe as Jabllanoviçi nuk janë subjekete të asaj që ndodhi sot”, tha Mustafa.

Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se Trepça i përket Republikës së Kosovës dhe se askush nuk ka thënë se për të do të diskutohet në Bruksel.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›