Mustafa konteston rezultatet e zgjedhjeve dhe kritikon Thaçin
Prishtinë , 14 dhjetor, NOA - Kryetari i
Lidhjes Demokratike të Kosovë s, Isa Mustafa, ka kontestuar rezultatet e para të
publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Ai tha se ka dyshime të bazuara në pë rqindjen
kaq të lartë të prezantuar në favor të Partisë Demokratike të Kosovë s.
Mustafa tha se LDK-ja do ta kontestojë rezultatin në se në totalin e votave numë rohen edhe ato që vijnë nga komunat Skenderaj dhe Drenas, ku kanë dalë të votojnë më shumë se 90 pë r qind të atyre që kanë të drejtë vote.
Ai kritikoi edhe kryetarin e partisë rivale, Hashim Thaçin, pë r faktin se "deklaroi fitoren para se KQZ-ja t'i shpallte rezultatet".
Një veprim i tillë , sipas tij, kishte rrezikuar sigurinë e qytetarë ve, duke shkelur një kohë sisht rregullat zgjedhore.
LDK-ja ka deponuar edhe disa ankesa te Paneli pë r Ankesa dhe hapat e tjerë të partisë , sipas Mustafë s, do të varen edhe nga vendimet që do të merren në kë të institucion zgjedhor.
NOA