E Shtunë, 31 Tetor 2026

MustafaDite e rendesishme per Kosoven

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa ka votuar sot ne shkollen fillore Emin Duraku ne Prishtine.

Ne nje prononcim per mediat Mustafa theksoi se sot eshte nje dite shume e rendesishme per Kosoven eshte nje dite per zhvillimin e demokracise dhe qeverisjes ne Kosove.

Une besoj plotesisht ne sovranin dhe ne qytetarin qe ai do te zgjedhe me se miri do te votoje ate qe ai e konsideron se eshte qeverisja me e drejte dhe parlamenti me i drejte ne te ardhmen. Une uroj qe zgjedhjet te jene te suksesshme dhe besoj ne suksesin e ketyre zgjedhjeve dhe besoj se gjithe ne do te jemi te kenaqur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare ka thene Mustafa.

I pyetur nga mediat se kush pritet ti fitoje zgjedhjet parlamentar Mustafa ka deklaruar se do te fitoje ai qe do te marre voten e qytetareve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›