E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzetë si hapësira dialogu, reflektimi dhe bashkimi

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” zhvilloi një bisedë të hapur mbi rolin e muzeve si hapësira dialogu, reflektimi dhe bashkimi, në frymën e temës së ICOM “Museums Uniting a Divided World”.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës së Muzeve 2026.

Arkitekti Toni Gironès prezantoi qasje dhe eksperienca bashkëkohore mbi transformimin e hapësirave muzeore, duke ndarë perspektiva mbi procesin e projektimit, ndërtimin e narracionit muzeor dhe sfidat për ta bërë trashëgiminë kulturore më të arritshme, ndërvepruese dhe të lidhur ngushtë me komunitetin.

Diskutimi vijoi me një panel ekspertësh dhe pjesëmarrjen e arkitektëve, profesionistëve të trashëgimisë kulturore, studentëve dhe qytetarëve të interesuar, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e muzeve jo vetëm si vende që ruajnë të shkuarën, por si hapësira që krijojnë ura komunikimi dhe ndërtojnë të ardhmen. /j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›