Muzeu Etnografik i Elbasanit mbyllet deri në 6 muaj për t’u restauruar

Mbyllja e shtëpisë karakteristike elbasanase, muzeut etnografik për rreth 6 muaj do të mundësojë pas restaurimit një pamje moderne, bashkëkohore. Ky është rikonstruksioni më i plotë që është kryer ndonjëherë.
“Aktualisht do të fillojmë me meremetimet më emergjente që është çatia, dritaret dhe pjesa e fasadës më pas ka dhe punime të brendshme të cilat kërkojnë kohën e vet me specialistët e restaurimit”, u shpreh Kliton Kapaj-Drejtor i Muzeut Etnografik Elbasan.
Restaurimi i godinës ishte i nevojshëm pasi objekti i trashëgimisë kulturore rrezikonte degradimin.
“Muzeu etnografik i Elbasan është ndërtuar nga vitit 83-86 kur është bërë inaugurimi i tij, që në atë kohë nuk ka pasur ndërhyrje apo restaurime gjëra të vogla të pjesshme por jo thelbësore”, u shpreh Kliton Kapaj-Drejtor i Muzeut Etnografik Elbasan
Muzeu Etnografik i Elbasanit mbart brenda një pasuri të çmuar të historisë së qytetit dhe vizitohet nga qindra e mijëra turistë. Vetë ndërtesa e muzetë etnografik tregon zhvillimin e hershëm urban të Elbasanit.
Gazetar: Mirash Marashi
/RTSH/