E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Muzeu Historik Kombëtar veprimtari me nxënësit për rëndësinë e xhubletës

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë informuese dhe argëtuese “E Ka Kush E Ka – Xhubleta” në shkollën 9-vjeçare jopublike DAS. Kjo veprimtari zhvillohet me mbështetjen dhe ndihmën e CHwB Albania. Nxënësit mësuan për rëndësinë e xhubletës, e cila identifikon trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar. Gjithashtu u argëtuan duke vizatuar lahutën sipas modelit të dhënë. Xhubleta, si veshje tradicionale shqiptare, është bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dijebërja e veshjes së xhubletës që daton 4 mijë vjet më parë, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit. Xhubleta, veshje tipike e zonave të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin. 1 nga 9 /k.s//a.f//r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›