E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu Kombëtar rihap pavijonin e genocidit komunist

Po sa njihen shqiptarët me krimet dhe genocidin e komunizmit? Për këtë Muzeu Historik Kombëtar do të rihapë pavijonin e genocidit komunist, i cili është mbyllur rreth një vit më parë. Vetë drejtori i këtij institucioni, Luan Maltezi, e konfirmon këtë fakt, ku mes të tjreash tregon edhe për risitë e tjera që do të sjellë ky pavijon.

Në vitrinat e tij vizitori do të njihet edhe me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga regjimi i kohës. Sipas Maltezit, pavijoni i genocidit do të jetë gati brenda dy muajve, kjo edhe për shkak të fluksit të vizitorëve që sjell fillimi i sezonit turistik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›