E Hënë, 2 Nëntor 2026

Muzeu historik në Malësi të Madhe – Kulla e Bajraktarit të Hotit, vizitohet nga vendas edhe të huaj

Kulla e Çun Mulës dhe shndërrimi i saj në muze i ka rikthyer Malësisë së Madhe një krenari që ajo e meritonte ta kishte prej kohësh. Ky Muze historik i përbërë nga tre kate dhe i pasuruar me relike të asaj kohe dhe jo vetëm, po pret vizitorë të shumtë vendas por edhe të huaj.

“Ka shumë interes, mbeten të kënaqur vendas dhe të huaj”, u shpreh Emir bajraktari, stërnip i Çun Mulës.

Për fatin e mirë, iniciativa e trashëgimtarëve të familjes dhe shqiptarëve, që jetojnë kryesisht në SHBA,  bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën drejt shndërrimit në një muze të mirëfilltë të Malësisë së Madhe. Për kullën është dashur një ndërhyrje deri në detaje, por duke ruajtur në çdo rast elementët autentikë.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›