E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu i komunizmit portret i shqiptarit te lire

Intervista / Mbi cfare principesh rrefehet ne nje muze kombetar periudha e komunizmit Dy specialistet gjermane tregojne pervojen e tyre dhe cfare pane ne muzeun e Tiranes


Per takimin Historia mes nderit dhe ndershmerise. A duhet te jete pjese e muzeumeve periudha komuniste e Shqiperise ishin ftuar te marten ne Muzeun Historik Kombetar dy specialiste te muzeve historike ne Gjermani.


Dr. Hans-Jrg Czech ish-shef Historian i ketij Muzeut Historik Gjerman ne Berlin dhe Peter Jahn ish-drejtor i Muzeut Gjermano-Rus dhe Memorialit te Luftes po ne Berlin folen nje dite me pas per rezultatet per ndricimin e te cilave ndikoi pjesemarrja e autoriteteve shqiptare te institucionit te kujteses historike drejtori Luan Malltezi dhe te qeverise keshilltari i kryeministrit Neritan Ceka.


Nuk ishte e veshtire edhe per specialistet gjermane te vinin re se nuk puqen gjekundi dy palet te cilat vijne nga fronti i nje politike arrogante jo transparente qe ka vendosur pa pyetur njerezit e duhur ti ndryshoje faqen muzeut dhe nga nje front i shkences qe ka pranuar nje pozicion pasiv te dorezuari.


Me cfare pershtypjesh dolet nga diskutimi per trajtimin e periudhes komuniste ne Muzeun Kombetar


Jahn Na u ofrua nje informacion per gjendjen e muzeut sot e vizituam vete ate. Shohim se ekziston tashme nje diskutim per situaten ku ndodhet. Nga ana tjeter vura re se njerezit qe perfaqesojne muzeun dhe qeverine nuk erdhen ne nje pike te perbashket. Ky mendoj se eshte problem.


Ne vijme nga nje vendi qe mund te quhet relativisht i pasur ne nje vend relativisht te varfer dhe mendoj qe te ndryshoje nje muze si ky nuk eshte thjesht ceshtje e ideve apo koncepteve te reja por eshte edhe ceshtje e parase parase dhe parase.


shte absurde te kerkosh muze te ri dhe te mire dhe te premtosh se pas nje viti do te japesh ate qe duhet per identitetin kombetar. Ky eshte proces i gjate qe kerkon ide te mira po edhe konsensus. Dhe keto une nuk i pashe nuk i gjeta.


Zoti Malltezi u ankua per mungesen e vullnetin politik dhe nga ana tjeter ai foli per nje mentalitet pengues te nxehte akoma qe i takon shoqerise shqiptare e papergatitur per tu perballur me nje muze me objektivitet shkencor.


Mjaftojne keto dy arsye per te shpjeguar situaten


Czech Te krijosh nje pavijon per periudhen e komunizmit duhen permbushur disa kritere. Te tregosh te gjitha pikepamjet dhe aspektet e epokes se kaluar dhe te respektosh viktimat.


shte pune e madhe qe nuk mund te behet ne nje vit e gjysme. I rendesishem eshte se pari kerkimi dhe gjetja e objekteve qe kane nje force per treguar dhe mund tu thone njerezve cfare ka ndodhur.


Kjo smund te shprehet vetem me armet dhe fotografite. Ka shume njerez qe kane qene ne burgje dhe ne kampe internimi. Tek ata duhet kerkuar. shte detyre dhe kerkon pune te madhe per te krijuar nje ekspozite te epokes komuniste ne kulmin e saj dhe ne periudhen e mevonshme.


Gjeja e dyte e rendesishme eshte qe ne diskutimin per ngritjen e pavijonit duhen perfshire individe te grupeve te ndryshme te shoqerise per te kontribuar me ide per te degjuar prej tyre cfare kerkojne dhe cfare presin ata nga nje ekspozite per komunizmin. Sepse kjo eshte historia ajo duhet pare perballe pjeseve perberese te shoqerise.


Duke iu referuar pervojes suaj me dy muze te rendesishem ne Gjermani mbi cfare principesh behet paraqitja e duhur e historise se nje regjimi diktatorial


Czech Nje muze duhet te jete i besueshem sepse nje muze eshte vendi ku merret informacioni i sakte dhe i sigurt historik per ata qe jetojne ketu dhe per te huajt qe vijne ne Shqiperi per te pare se cfare ne te vertete ka ndodhur ne kete kohe si ishte gjendja si jetonin njerezit si ishte zhvillimi ekonomik.


Nuk eshte i nevojshem vetem informacioni per tema te rendesishme dhe te vecanta. Informacioni duhet te rrjedhe. Nese vij si i huaj dua te di cfare ishte relevante per ate epoke.

Jahn Me lejoni te shtoj dicka. Jam dakord me keto qe thote kolegu dhe per parimin qe nje muze duhet te jape informacion mbi te gjitha. Vume re ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane perpjekjen dhe qellimin per te konstruktuar nje identitet por nje identitet qe vjen nga pas.


Po i referohem pervojes ne Gjermani. Per gjithe te huajit deri ne vitet 70-80 nje gjerman ishte nje individ i ashper i forte i vendosur. Por akoma nuk i binin ne te se mentaliteti gjerman nderroi ndryshoi ndjeshem pas periudhes se luftes.


Ne vitet 80 gjermanet ishin me pak autoritare se francezet apo amerikanet. Kishte nje ndryshim rrenjesor te mentalitetit dhe me ne fund u kuptua se ishim ndryshe nga cfare kishim menduar.


Identiteti smund te fitohet me urdhra dhe as me ligje. Per te paraqitur identitetin e shqiptareve ne nje ndertese te tille kaq perfaqesuese ne mes te qytetit kjo duhet tu lihet ne dore historianeve dhe historianeve te artit muzeologeve qe dine cte bejne me objektet arkitekteve qe dine si te paraqesin teresine dhe tiu thuhet bejeni mos u shqetesoni per politiken.Vura re ne muzeun tuja se periudha otomane paraqitet vetem ne njeren ane me shtypjen dhe dhunen.


Pyetja ime eshte cu be si ndodhi qe shqiptaret nderruan identitetin perse u bene myslimane


Nuk mund te thuhet se kjo ndodhi vetem me dhune. E dime se shqiptare te famshem ishin ne hierarkine e perandorise otomane. Edhe kjo hyn ne identitetin tuaj ju kishit ne kete perandori nje vend te rendesishem. Kishit ndoshta identitete te vecuara.


Gjermania ka qene nje komb i ndare ne ndare ne shume shtete dhe identiteti i saj ndryshonte. Mentaliteti i bavarezeve ishte i ndryshem nga ai i gjermaneve te veriut. Identiteti nuk eshte njengjyresh nuk eshte i tille qe ti beje njerezit e nje territori te ndjejne se jane vertet NJ.


Ju thate se per hir te parimeve dhe te paraqitjes se nje identiteti ne nje muze te mire dhe objektiv duhen lene jashte heronjte krenaria por edhe viktimizimi.


Jahn Te tjere e kane thene para meje se jane fatlume ata popuj qe nuk kane nevoje per heronj. Nese ne nje shoqeri te lire dhe demokratike cdo njeri eshte ne nje kuptim nje hero i vogel qe do te thote me kuraje qytetare atehere punet nuk ka per te ndodhur qe qe njerezit te ndjekin verberisht nje udheheqes dhe te bejne marrezira qe perfundojne me gjak. Prandaj heronjte nuk jane te nevojshem per te rezistuar.


Zoti Malltezi tha se shqiptaret nuk do donin te shihnin objektet e Enver Hoxhen ne muze. Nuk dime nese drejtori i referohet per kete ndonje sondazhi me vizitoret por ka te dhena te tjera qe tregojne interesin e njerezve per ate epoke. Ju keni trajtuar prezantimin e portretit te Stalinit ne muzeun gjermano-rus.


Si duhet pare ky rast


Jahn Qe krimet te tregohen ne muze kjo ska pike dyshimi dhe duhet te tregohet qarte. Sigurisht qe gjithe krimet nuk jane kryer personalisht nga Enver Hoxha rreth e rrotull tij ka pasur njerez qe identifikoheshin me pushtetin e tij.


Kjo eshte njera ane. Nga ana tjeter kishte nje fare zhvillimi te detyruar. Pati viktima por njerezit e pranojne se ne te njejten periudhe mori hov u zhvillua sistemi arsimor mjekesor ndodhi njefare modernizimi i nje shoqeri arkaike. Kjo eshte e mundur te tregohet sepse ben pjese tek identiteti kombetar qe pershkruam me lart.


Czech Me lejoni te them se nje muze i mire dhe sidomos nje muze kombetar duhet te parashikoje dhenien e informacionit per te gjitha periudhat e historise. Ne kete menyre te rinjte mund te perftojne nje imazh te historise ne te gjitha aspektet e saj qe formojne jeten e vertete reale.


Shifrat dhe te dhenat per te shkuaren ndihmojne per ta kuptuar ate. shte i nevojshem informacioni i se shkuares per te kuptuar pikepamje dhe ndjenja te prinderve dhe gjysherve tuaj. Prandaj eshte e rendesishme qe te mbeshtetemi te vizitori. shte ai qe perzgjedh dhe thote perse eshte i interesuar.


shte detyre e muzeut qe te gjeje menyra te reja per dhenien e informacionit. Nje pjese e mire e informacionit vjen nga kerkimi shkencor sepse muzeu eshte nje pike lidhese midis dijes universitare dhe njerezve te zakonshme te rinjve nxenesve.


Ky eshte roli i muzeut dhe jo te terhiqet me vete te marre pozen e ne institucionit qe imponon qendrime e kendveshtrime mbi historine. Aty gjen mendimin praktik.


Ju treguat se ekspozitat permanente jane ato ku merret informacioni baze dhe ekspozita te tjera nje menyre per te prezantuar aspekte te vecanta qe historise. Ka pasur ne pavijonin qe deshmonte krimet e diktatures i quajtur Pavijon i Genocidit nje venie ne skene nje lloj teatraliteti te historise.


Czech shte ceshtje e realizimit dhe konceptimit te nje ekspozite. Ne e aplikojme kete forme ne ekspozita. Vizitorit edhe ne keto raste duhet ti jepet ideja se ajo qe po sheh eshte e besueshme se objekti apo skena qe ka perpara eshte gjeja e duhur dhe jo nje rikrijim sipas kendveshtrimit te sotem.


Ekspozitat bashkekohore ndryshojne vazhdimisht dhe ato hedhin drite ne aspekte te vecanta te nje fenomeni.

Si ndikon nje muze historik ne opinionin e njerezve dhe per nje paqe sociale

Jahn Rastti i vendit nga vijme eshte ky


Fundi i Luftes se Dyte Boterore ishte nje katastrofe per gjermanet. E ndienin veten viktima te aleateve kryesisht te sovjetikeve por edhe te amerikaneve britanikeve. Ata pyesnin perse duhet te vuajme por nuk pyesnin cfare kemi bere. Ishte kohe e veshtire dhe duhej te mbijetonin.


Dhjete vjet me vone u pa ndryshimi. Po beheshim me te pasur kishim ushqim kerkonim te kishim nje makine mund te udhetonim ne Itali.


Ne kete kohe fillojme dhe pyesim veten cfare na ka ndodhur


Shume njerez qe ishin aktive ne regjimin nazist duhej te identifikoheshin. Kishte pasur nder ta njerez fanatike oportuniste njerez me poste pra ishin te shumte ata qe ne disa aspekte morale mund ti quaje fajtore.


Ndryshimi i mentalitetit u ndje ne vitet gjashtedhjete kur ndodhi modernizimi. Ne vitin 1968 nje grua qe donte te punonte mund ta bente kete pa lejen apo miratimin e te shoqit.


Deri atehere nje grua si kjo qe donte te punonte ne zyre apo ne fabrike duhej te pajisej me nje leter ku jepej miratimi i te shoqit. Shoqeria e hapur me 1968 dhe bumi ekonomik
po krijonte rrethanat per te nxjerre ne pah krimet e nazizmit.


Cila ishte ideologjia e ketij regjimi cilet ishin kriminele kryesore


shte koha e nje gjykimi vetekritik per Gjermanine. Qe te arrish nje vetedije kritike duhet te jesh i vendosur i sigurt. Duke bere paralelizmin e Shqiperise me Rusine doja te vija ne dukje se procesi per nje vetedije te tille shkon paralelisht me zhvillimin e shoqerise me qendrueshmerine dhe stabilitetin e vendit.


Jeta materiale eshte e lidhur ngushte me diskutimin per mentalitetin ideologjine dhe si perfundim me ate qe duhet treguar ne nje muze historik.


Czech Mos harrojme se po flasim vetem duke iu referuar pervojes gjermane gjysmeshekullore. do komb cdo shtet duhet te gjeje menyren e tij se si ta shqyrtoje historine. Ka jo pak vende qe jane per tu marre shembull per perpjekjet qe kane bere ne kete drejtim. Keshtu qe do jete me interes paraqitja e rruges qe ka bere vendi juaj ne historine e shekullit te njezete me qellim per te kuptuar te tashmen.


Jahn Ekziston nje mentalitet se popujt me nje histori te viktimizuar jane me te mire jane te vecante. Duhet hequr dore nga ko menyre te menduarit qe cuditerisht e gjen ende ne vende qe kane hyre ne nje rruge te mire zhvillimi dhe jane anetaresuar ne BE. Duhet hequr dore nga paraqitja e identitetit kombetar si identitet te vecante dhe te jashtezakonshem.

Czech Dhe me shume besim tek brezi i ri. Se pari ata duhet te njohin historine dhe per identitetin e tyre kane per tiu referuar shume te tjereve. Prandaj jane te rendesishem muzete sidomos per te rinjte.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›