E Martë, 3 Nëntor 2026

Muzeu i traditës në Sarandë tërheq turistët

Fluksi i turistëve në Sarandë po rritet dita ditës. Edhe pse sezoni veror nuk ka filluar ende, asetet më të preferuara në qytetin e Sarandës ngelen muzetë ku vizitorët kanë mundësinë të njihen me traditën e kulturën e këtij qyteti. 

Sipas përgjegjësit Xheladin Beqiri vizitueshmëria  në muze ka qenë relativisht e lartë.

Ai i tha RTSH se ky vit pritet të jetë një vit i mirë turistik në sektorin e muzeve, pasi kanë nisur marrëveshjet e para me agjencitë turistike që turistët ta kenë në axhendat e tyre edhe vizitat në muzeume.  Mes tyre janë Muzeu Arkeologjik i Butrintit dhe Muzeu i Tradites.

Qyteti bregdetar i Sarandës së bashku me trashëgiminë kulturore që mbart, ngelet një nga destinacionet kryesore më të preferuara.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›