E Hënë, 2 Nëntor 2026

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Ditët e fundit në media sociale ka marrë dhenë lajmi se disa harta të rralla i janë shtuar muzeut të Krujës. 

Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në Facebook. 

Më poshtë postimi i plotë: 

“Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë i është shtuar një tjetër pasuri me vlerë kombëtare dhe europiane: harta origjinale e Bartolomeo Paretos, e vitit 1455, një nga dëshmitë më të rralla të hartografisë europiane të shekullit XV, e cila e vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar se figura e tij kishte një rëndësi të madhe në oborret mbretërore të Europës dhe të botës së krishterë”- shkruan Rama në Facebook. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›