E Enjte, 5 Nëntor 2026

Muzgu në Durrës, Rama ndan foto

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje foto nga muzgu në Durrës, ku dielli ishte thuajse “i zhytur” në det.

Qyteti i Durrësit ofron plazhet më të populluara në vend, por ofron gjithashtu edhe turizmin kulturor e historik.

Qyteti ka trashëguar sot shumë monumente dhe vlera historike të së kaluarës, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Torra Veneciane, Rrethoja Bizantine, Hamami, Muri rrethues i Kalasë, etj.

Një ndikim të rëndësishëm Durrësi ka edhe në zhvillimin ekonomik të vendit për shkak se është qyteti më i madh portual në vend.

1 nga 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›