Muzika humbi nje yll, diva e 170 milione disqeve
E ashtuquajtura "Zeri", Whitney Houston, e cila dominoi skenen muzikore amerikane te popit dhe te soulit ne vitet 1980 dhe 1990 duke fituar gjashte cmime “Grammy” eshte shuar ne moshen 48-vjecare. Kengetarja legjendare, Whitney Houston, eshte gjetur e vdekur ne rrethana ende te paqarta. Superylli boteror i muzikes, 48-vjecarja Houston, u gjet e vdekur ne dhomen e hotelit “Beverly Hilton”. Ne nje kohe kur fansat prisnin ta shihnin te rikthehej ne ekranin e madh me nje rol te vecante, nje nder kengetaret me te medha te te gjitha koherave, e nje aktore gjithashtu e suksesshme, Whitney Houston ka nderruar jete ne Los Anxhelos. Megjithate, xhirimet e filmit “Sparkle” kane perfunduar, ajo mundi te ler pas edhe te fundit rol ne karrieren e saj kinematografike. Ishte vetem 48 vjece dhe kane qene zyrtare te policise qe konfirmuan lajmin se kengetarja ka nderruar jete ne dhomen e nje hoteli ne “Beverly Hills”. Pikerisht ne hotelin ku po qendronte si e ftuar! Ne oret e para te kesaj te diele eshte zyrtarizuar shuarja e saj, dhe qe tani kane nisur te publikohen edhe dyshimet e para per shkaqet e vdekjes se saj dhe me i perfoluri eshte mbidoza, hipoteza me e besueshme kjo duke mbajtur parasysh faktin se kengetarja per shume vite me radhe ishte e terhequr nga skena e muzikes boterore per shkak te telasheve me lendet narkotike, deri ne rikthimin e saj te dy viteve me pare kur edhe u tha se i kishte tejkaluar keto probleme pas nje rehabilitimi te gjate. Mediat amerikane, nga ana tjeter, raportojne se eshte pare per te fundit here ne publik, te enjten e dehur dhe e veshur si mos me keq. Ndersa personi i fundit, me te cilin eshte takuar, ka qene e bija, perpara se te gjendej pa ndjenja ne dhomen e hotelit. Sipas nje raporti te “CNN”, ka qene Ray-J, ai qe eshte perfolur si i dashuri i kengetares qe e ka gjetur pa jete ne suiten e saj ne oret e para te mengjesit te kesaj te diele. Po sipas te njejtave burime, ditet e fundit kengetarja i ka kaluar me Ray-J, ai qe mendohet se ka qene i dashuri i kengetares ende nuk ka dhene asnje deklarate lidhur me kete ceshtje. E lindur dhe rritur ne Nju Xhersi, Houston nisi te kendonte ne kishe dhe klube nate ne Nju Jork, perpara se te niste nje karriere modeleje dhe te firmoste nje kontrate me nje kompani muzikore, qe e shnderroi ne nje prej ikonave te muzikes se viteve 1980-1990, per te fituar me pas cmimet “Grammy” e per te shitur miliona kopje te albumeve te saj ne te gjithe boten.
Legjenda e muzikes se viteve ‘80
Whitney Elizabeth Houston u lind me 9 gusht 1963 ne Nju Xhersi. Ajo do te mbahet mend si nje nder kengetaret me te medha te te gjitha koherave qe kaperceu kufijte e Amerikes shume shpejt per t’u shnderruar ne nje kengetare gjithe boterore. Ajo ishte nje aktore e lindur, producente dhe modele teper e suksesshme. Deshmi e suksesit te saj eshte viti 2009, ne nje kohe kur Houston po pergatiste rikthimin e saj te madh, “Guinness World Records” e shpalli artisten femer, e cila gjate karrieres se saj kishte fituar me shume cmime se kushdo artiste tjeter; jane 2 “Emmy Awards”, 6 trofe “Grammy”, 30 “Billboard Music Awards”, 22 “American Music Awards”… dhe kjo liste shkon deri ne 415 cmime te medha, apo me pak te rendesishme, por qe kengetarja i ka fituar deri ne vitin 2010. E kesaj liste te gjate cmimesh i shtohet edhe nje tjeter rekord, ajo eshte nje nder artistet qe ka mundur te shese me shume albume gjate karrieres se saj, me se 170 milione albume ne te gjithe boten. E tani qe u shua nje gje eshte e sigurt, qe Houston do te shese edhe miliona albume te tjere, njesoj sic ndodhi me muziken e Michael Jackson, pasi ai u shua dhe me pas albumet e muziken e Amy Winehouse, e cila pas vdekjes nisi te kryesoje listat e albumeve me te shitur. Pertej ketij suksesi, Whitney Houston do te mbahet mend edhe per dicka tjeter, qe ishte artistja, e cila frymezoi mijera artiste te rinj te ndiqnin endrren e tyre. Njesoj sic ajo u frymezua nga nena e saj, Cissy Houston, por edhe nga kumbara e saj, Aretha Franklin, kohe kur Houston nisi te kendonte ne korin e kishes ne New Jersey. Me pas, radhen e paten klubet e nates ne Nju Jork, se bashku me nenen e saj. Pikerisht ketu u zbulua nga kreu i “Arista Records”, Clive Davis, i cili e shnderroi Houston ne nje artiste te madhe qe me pas do te realizonte 7 albume muzikore. Houston eshte e para artiste ne muziken boterore, e cila me te 7 albumet e saj ka kryesuar klasifikimet e “Billboard Top 100”. Dhe jo vetem kaq, ajo eshte e dyta artiste pas Elton John dhe e vetmja artiste femer, e cila me dy albume te saj ka kryesuar ne “Billboard Top 200”. Albumi debutues i Whitney Houston daton ne vitin 1985 dhe nje vit me pas, u shnderrua ne albumin me te mire sipas “Rolling Stones”. Ka qene shfaqja e saj ne MTV me te paren video te realizuar per kengen “Hoe Will I Know” qe e shnderroi ate ne nje artiste nderkombetare, per te vijuar karrieren teper te suksesshme per vite me radhe. E nje nder hitet e saj me te famshme eshte “I Will Always Love You”, ndersa albumi qe mban te njejtin titull u shnderrua ne te parin album te nje artisteje femer qe shiti me shume se 1 milion kopje ne vetem 1 jave. 3 jave pas publikimit te albumit te saj te katert “My Love Is Your Love”, ne viti 1998, ajo rinovoi kontraten e saj me “Arista Records” qe ishte studioja ku realizoi albumet deri ne vitin 2002. Ndersa ne vitin 2009, vit i rikthimit te saj ajo lancoi albumin e shtate ne karrieren e saj, “I Look to You”. Keshtu, pas disa viteve larg skenes se muzikes per shkak te telasheve me lendet narkotike, Whitney Houston u rishfaq me te parin interpretim live ne “Good Morning America” ne Central Park ne shtator te vitit 2009. Gjate karrieres se saj, ajo ka bashkepunuar me emrat me te zeshem te muzikes boterore. Por, Houston, nuk u mjaftua vetem me muziken. Ne vitin 1992, ajo u shfaq ne nje film te jashtezakonshem, sic eshte “The Bodyguard” apo “Truproja” qe ne vitin 1994 u cmua me nje trofe “Grammy”. Ndersa i fundit rol qe interpretoi eshte ne filmin e muzikuar “Sparkle”, i cili do te kete premieren pergjate ketij viti.