E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Muzikë dhe këngë/ Jo vetëm fjalime, mbyllja e fushatës së PS është edhe festë

Partia Socialiste përmbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me një miting të madh në Parkun Olimpik të Tiranës.

Kryetari i PS dhe njëherazi Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat dhe eksponentë të tjerë të lartë të partisë, kanë marrë vendin e parë në tubim, duke përshëndetur mbështetësit dhe qytetarët.

Të pranishëm në ngjarjen përmbyllëse janë kandidatët e PS për Tiranën në zgjedhjet e përgjithshme, të cilët takuan mbështetësit dhe njëri-tjetrin.

Mitingu nisi me tingujt e muzikës, që sollën atmosferë festive, ndërsa më pas këngëtarja Elvana Gjata performoi disa nga hitet e saj për të ngjallur entuziazmin e turmës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›