Myrto Uzuni i pafat, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar

Myrto Uzuni nuk ka mundur të vazhdojë të luajë në ndeshjen kundër Real Betis. Sulmuesi i Granada CF duhej të zëvendësohej në pjesën e parë për shkak të shqetësimit muskulor. Bryan Zaragoza hyri në vend të tij në minutën e 37-të.
Në pritje për të mësuar saktësisht shkallën e dëmtimit të sulmuesit kuqezi, dhe për të mësuar për vendimin që do të meret në vazhdim, duket e pamundur që të jetë i pranishëm në ndeshjen tjetër, duke e pasur atë kaq afër.