E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanët në mbarë botën festojnë Bajramin

Mekë, 30 shtator 2008
Besimtarët myslimanë në mbarë botën po festojnë Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Dita e sotme për shumë myslimanë filloi me një lutje në orët e para të mëngjesit. Në vendet me popullsi kryesisht myslimane rrugët pranë xhamive ishin mbushur me njerëz që luteshin bashkarisht. Këtë vit festa tre ditore myslimane përkon me Vitin e Ri hebraik. Fillimi i festës 3 ditore lidhet me pozicionin e hënës. 

Bajrami filloi sot në shumë vende myslimane, si Arabia Saudite, Turqia, Afganistani dhe pjesa më e madhe e Kinës. Në disa vende të tjera, si Irani, Alegjeria dhe Indonezia, festa fillon nesër. Popullsia suni e Irakut e filloi sot festimin e Bajramit, ndërsa shiitët e festojnë atë nesër.//lk