E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Moore, Oklahoma, vazhdojnë operacionet kërkim-shpëtim

Moti me stuhi po vëzhtirëson përpjekjet e shpëtimit në Moore të Oklahomës, një ditë pasi një tornado e fuqishme shkatërroi pjesë të mëdha të këtij qytetit qendror të Shteteve të Bashkuara.
 
Shefi i zjarrfikësve të qytetit thotë se punëtorët e emergjencës nuk do të ndalen në kërkim për të mbijetuarit dhe planifikojnë për të shkuar nëpër rrënojat e çdo ndërtesë të paktën tre herë.
 
Tornado e së hënës vrau 24 persona dhe plagosi  240 të tjerë, duke rrafshuar lagje të tëra.
 
Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se tornado që solli gjithë këto shkatërrime ishte stuhia më e fortë e këtij lloji me erëra mbi 322 kilometra në orë.
 
Shumë njerëz humbën çdo gjë që zotëronin, duke përfshirë edhe kafshët shtëpiake. Shumë mësues arritën të shpëtonin nxënësit e tyre duke i strehuar nëpër dollapet e librave dhe të rrobave në klasë pak para se stuhia të shkatërronte ndërtesën. 
 
Presidenti Barack Obama e ka shpallur Oklahomën rajon katastrofe dhe urdhëroi Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) të sigurojë çdo ndihmë që shteti ka nevojë. Ai tha se banorët e qytetit Moore nuk janë vetëm ndërsa rimëkëmben dhe rindërtojnë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›