E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA përgatitet për lëshimin e anijes së hapësirës Discovery

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, do të përpiqet përsëri sot të lëshojë anijen e hapësirës Diskavëri. Të mërkurën, nisja u shty për shkak të një rrjedhjeje hidrogjeni.

Gjatë këtyre ditëve, teknikët janë përpjekur të zëvendësojnë pjesët që kishin lidhje me rrjedhjen e gazit. Ekspertët e NASA-s thonë se nuk janë të sigurt se çfarë e ka shkaktuar rrjedhjen, por nuk i kanë ndryshuar planet për lëshimin e anijes sot. NASA do të ketë mundësi për lëshimin e anijes edhe nesër ose pasnesër.

Misioni i anijes Discovery është furnizimi me energji i stacionit ndërkombëtar të hapësirës. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, astronautët do të instalojnë edhe disa panele të tjera diellore, do të inspektojnë mburojën termike të stacionit dhe do të kryejnë punët e zakonshme të mirëmbajtjes.

Diskavëri do të dërgojë në stacionin e hapësirës astronautin japonez Koiçi Vakata.  //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›