NATO KFOR beri detyren ne Veri

NATO do të vazhdojë të qendrojë në Kosovë për të garantuar paqen dhe sigurine. Mbledhja e Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, ku Shqipëria përfaqësohet nga Arben Imami, konkludoi të mërkurën pasdite se misioni i KFOR-it është një histori suksesi dhe se gjatë trazirave të fundit në Veri të Kosovës, kjo prani ka ushtruar detyrën në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.
“Ne vlerësojmë që KFOR-i reagoi me kujdes, palëkundshmëri dhe paanësi, në respekt të plotë të mandatit të OKB-ve. KFOR-i është një shembull i mirë i arritjes. Falë nesh, një pikë e nxehtë njohu paqen pas 12 vitesh. Dhe ne nuk do të lejojmë rivendosjen e dhunës. Do të vazhdohet mandati në garantimin e një klime të sigurtë dhe të qetë, duke ruajtur lirinë e lëvizjes”, tha Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm Veriu i KosovësDrashkovic: KFOR-i u provokua nga serbët Mitrovicë, shpërthim pranë stacionit policor Rexhepi: Do të heqim barrikadat i NATO-s kërkoi që Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun, madje shtoi se një dialog konstruktiv mundëson përparimin e vendeve të rajonit drejt Aleancës dhe Bashkimit Europian.
“I bëj thirrje të dyja palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive në atë dialog. Do të doja shumë të shihja që të gjitha vendet e Ballkanit të hedhin hapa para në marrëdhëniet e tyre me strukturat euro-atlantike, me Bashkimin Europian dhe NATO-n. Për të arritur këtë qëllim nevojitet një dialog konstruktiv politik”, shtoi ai.
Përvec Kosovës, Ministrat e NATO-s ranë dakort për vazhdimin e misionit për mbrojtjen e popullsisë civile në Libi, si dhe diskutuan mbi cështje që do të ngrihen gjatë samitit të radhës në Cikago.
Përgatiti: Arta Tozaj
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Produktet serbe mësyjnë Kosovën
I dedikuar për produket e Kosovës, slogani ‘Duaje Tënden’ si për ironi më shumë po funksionon në Komunën e Gracanicës të banuar me serbë. Akuzat e Marty, prokurorët në Shqipëri
Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac ka përfunduar një vizitë në Tiranë, ku me autoritetet vendase ka biseduar mbi mundësinë e shtrirjes së hetimit të akuzave të Dick Marty edhe në Shqipëri. Bisedimet, Cooper të premten në Beograd
Ndërmjetësi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë të premten Beogradin dhe të hënën Prishtinën, në përpjekje për të kthyer në tryezën e bisedimeve dy palët. EULEX bastis zyrat administratës së Policisë
Policët e EULEX-it nga Njësia për hetimin e krimit të organizuar kanë kryer një operacioni të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet e pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim. Thaci: Jo dialog politik me Serbinë
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi të dialogut politik me Serbinë. Ai tha se deklarimet lidhur me mundësinë e këtij dialogu nuk janë të vërteta dhe se negociata me Serbinë mund të zhvillohen vetëm kur ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Vdes në moshën 56 vjecare gjeniu i Apple
Withers: Themi vetëm të vërtetën!
Itali, protesta kundër ligjit të përgjimeve
Sarah Palin tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Withers, tre vitet e ambasadorit