E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Rasmussen uron Berishën për rizgjedhjen në detyrë

Tiranë, 13 tetor NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, uroi sot kryeministrin, Sali Berisha për rizgjedhjen në detyrë.

Do të doja tju uroja për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër dhe formimin e qeverisë suaj të re.

Gjatë mandatit tuaj të mëparshëm si Kryeministër, Shqipëria u anëtarësua në NATO, organizatën më të rëndësishme dhe të suksesshme të sigurisë që ka bashkuar Evropën dhe Amerikën e Veriut.

Suksesi i NATO-s qëndron në vlerat që ne të gjithë çmojmë shumë dhe në gatishmërinë tonë për ti mbrojtur ato nga kërcënimet ndaj sigurisë sonë.

Unë besoj se përkushtimi i vendit tuaj ndaj Aleancës do të mbetet  i palëkundur, i bazuar në përkushtimin e popullit shqiptar për të qenë pjesë e komunitetit të demokracive të zonës së Atlantikut të Veriut dhe të luajë një rol stabilizues në Ballkan dhe më gjerë thuhej në mesazhin e urimit që Rasmussen i dërgoi Berishës.

Në vazhdim të vendimeve të marra në samitin e fundit, Aleanca po pëson një transformim të rëndësishëm, si për shembull diskutimet mbi Konceptin e ri Strategjik, ndërkohë që mbetet e përkushtuar në stabilizimin e Afganistanit. Duke u mbështetur në suportin tuaj, unë pres me padurim të punojmë së bashku, drejt përgatitjes së samitit të ardhshëm të rëndësishëm në Lisbonë.

Do të doja edhe njëherë tju shprehja urimet e mia, së bashku me urimet më të mira për një mandat të suksesshëm në detyrë përfundon urimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›