E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO: Shqipëria, nyje logjistike në rajon/ Ambasadori i SHBA në NATO, Whitaker viziton bazën e Kuçovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në zyrë ambasadorin e SHBA në Nato, Mattheë Ëhitaker, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Rama zbulon detaje nga çështjet e diskutuara me ambasadorin amerikan, nga partneriteti strategjik, diplomatic dhe ushtarak me SHBA tek përgatitjet për Samitin e NATO-s në 2027 në Tiranë.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Mattheë Ëhitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botë”

Ambasadori amerikan në NATO, Mattheë Ëhitaker gjithashtu vizitoi ambasadën e SHBA në Tiranë.

Në një njoftim zyrtar, ambasada e SHBA shkruan se Ëhitaker u takua me marinas dhe punonjës amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.

Më pas, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori amerikan fluturoi me helikopter për të vizituar bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, ku u diskutua për aftësinë e Shqipërisë për tu bërë një nyje logjistike në rajon përmes investimeve në kooridorin vlll dhe për të çuar sigurinë rajonale në nivele më të larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›