E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO dhe Rusia duan te hapin nje kapitull te ri

Lisbone 21 nentor NOA - Me shume se 20 vjet pas perfundimit te Luftes se Ftohte NATO dhe Rusia do te bashkepunojne ngushte me njera-tjetren.

Te 28 kreret e shteteve dhe qeverive te vendeve anetare te NATO-s i kerkuan presidentit rus Dimitri Medvedjev ne samitin e Lisbones qe te bashkepunoje ne ndertimin e nje mbrojtjeje te re raketore ne Evrope.

Kreu i Kremlinit pranoi oferten por vendosi nder te tjera kushtin e nje shkembimi infomacionesh te gjitheanshme.

Rusia duhet pare si partner dhe jo si kundershtar tha presidenti i SHBA-se Barack Obama ne mbyllje te samitit. Rusia perfundoi me NATO-n nje marreveshje tranzit me te gjere per Afganistanin.

Ne te njejten kohe Aleanca vendosi qe stacionimit te trupave luftarake ne Afganistan ti jepet fund deri ne 2014. Ne vitin 2011 pritet qe ti dorezohen pergjegjesite per provincen e pare qeverise afgane. Ne Lisbon protestuan ne menyre paqesore rreth 10.000 njerez kunder samitit te NATO-s.

NOA/DV

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›