E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO flet per tensionin mes dy Koreve

Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha komunikimet ushtarake me Korenë e Jugut, duke paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”.
Nje seri raketash jane vene ne gadishmeri per sulme ndaj SHBA-se,bazave ushtarake ne Paqesor dhe Korese se Jugut.

Nderkohe NATO e cileson situaten te rrezikshme per Gadishullin Korean duke e quajtur te mundshme mundesine e nje lufte mes dy koreve.

Me liderin e ri dhe pa pervoje  Kim Xhong Un do të ishte joracionale të përjashtohet mundësia e konfliktit të armatosur në Gadishullin Korean, tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s. 

Sipas Vershbou,SHBA-ja dhe aleatet e saj gezojne potenciale te mjaftueshme per te parandaluar ecejaken e ngjarjeve sipas skenarit veri-korean.
Vershboë tha se askush nuk mund të jetë i sigurt rreth asaj qe do te ndodhe, “Në krye të Koresë Veriore është vendosur një lider i ri, pa përvojë dhe i paverifikuar”-riperserit ai.
“Pra, rreziku nga konflikti i armatosur nuk mund të përjashtohet”, tha zëvendëssekretari i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Tensionet janë rritur prejse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake pak javë më parë, të cilat do të zgjasin deri në fund të prillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›