E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO ndihme ne zbatimin e paktit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen vlerësoi shembullin e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të Aleancës me Bashkimin Evropian.

Gjatë konferencës së përmuajshme për shtyp, Rasmussen përsëriti se KFOR do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi brenda fuqive të mandatit që i ka caktuar Organizata e Kombeve të Bashkuara. “Ka qenë një proçes i gjatë dhe i vështirë. NATO dhe KFOR kanë mbështetur që në nisje e gjatë gjithë kohës përpjekjet e BE-së. Në vite kemi parë se bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së, këtu në Bruksel, si dhe në terren, ka prodhuar pëparim të prekshëm. Angazhimi i NATO-s për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes mbetet kyç për suksesin e saj dhe unë shpresoj se ajo do të përkthehet së shpejti në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë në terren, sidomos në veri të Kosovës”, deklaroi Rasmussen. Rasmussen vlerësoi se marrëveshja e Brukselit përbën një hap të rëndësishëm përpara për sigurinë dhe paqen rajonale dhe një shans të ri për vizionin e përbashkët NATO-BE, për integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›