E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO ndihmon zbatimin e marrëveshjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ka rikonfirmuar mbështetjen e Aleancës Veriatlantike për Marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Gjatë një vizite që Rasmusen i bëri Komandës së KFOR-it në Prishtinë dhe takimeve që zhvilloi me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata vendor, ai ka thënë se trupat e KFOR-it janë të gatshëm të ndihmojnë në zbatimin e marrëveshjes, për çështjet në të cilat marrëveshja kërkon implikimin e forcave paqeruajtëse.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, ka thënë se forcat e KFOR-it janë të gatshëm për të garantuar siguri në Kosovë dhe gjithashtu të ndërhyjnë në çfarëdo situate apo çfarëdo përpjekje për ta shkatërruar progresin e arritur deri më tani.

Ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë të implemenoj marrëveshje, sikurse Kosova që është e përkushtuar në këtë drejtim./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›