E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO pranon Shqiperine si anetare

Presidenti amerikan Barack Obama i dorezon kreut shqiptar Bamir Topi kopjen e protokollit te Washingtonit.

Kreu amerikan i ka shprehur mireseardhjen si Shqiperise ashtu edhe Kroacise ne aleancen euroatlanike, duke vleresuar kontributen e dhene me trupa ne Afganistan.

"Ju uroj per progresin ne reformat e veshtira", u shpreh Obama.

Vete presidenti Obama deklaroi se pret qe ne NATO te anetaresohet se shpejti edhe Maqedonia, vend i cili duhet te ishte sot perkrah Shqiperise dhe Kroacise, por nje vit me pare, ftesa iu bllokua nga vetoja e Greqise.

Athina zyrtare vuri veton ne Samitin e Bukureshtit, per shkak te moszgjidhjes se ceshtjes se emrit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›