E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO pritet të miratojë ndihmën ushtarake me vlerë miliarda euro për Ukrainën

Aleatët e NATO-s pritet të miratojnë një paketë të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën, me vlerë miliarda euro, në samitin që do të mbahet në Ankara.

Sipas burimeve diplomatike, ambasadorët e 32 vendeve anëtare të NATO-s kanë rënë dakord paraprakisht, për këtë plan në një takim në Bruksel.

Sipas propozimit, vendet e NATO-s do të ofrojnë një mbështetje vjetore për Ukrainën, me vlerë rreth 70 miliardë euro për dy vite, që në total arrin në 140 miliardë euro.

Këto fonde do të përdoren për pajisje ushtarake, trajnime dhe mbështetje për forcat e armatosura ukrainase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›