E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO redukton praninë në Kosovë? Zyrtarët thonë se Trump ka kërkuar shkurtimin e akviteteve jashtë aleancës

SHBA-të nën drejtimin e Donald Trump po e shtyjnë NATO-n të shkurtojë shumë nga aktivitetet e saj të jashtme, përfshirë përfundimin e një misioni kyç të aleancës në Irak. Kështu bëri me dije Politico, duke cituar katër diplomatë të aleancës.

Uashingtoni gjithashtu ka lobuar në muajt e fundit për të zvogëluar operacionin paqeruajtës të aleancës veriatlantike në Kosovë dhe për të penguar Ukrainën dhe aleatët e Indo-Paqësorit të marrin pjesë zyrtarisht në samitin vjetor në korrik në Ankara.

Ky hap pasqyron një përpjekje të Shtëpisë së Bardhë për ta trajtuar NATO-n si një pakt mbrojtës rreptësisht euroatlantik dhe për të tërhequr prapa dekada zgjerimi në menaxhimin e krizave dhe partneritetet globale.

Nën nxitjen e Uashingtonit, NATO do të kufizojë të ashtuquajturat “aktivitete jashtë zonës” që janë përtej detyrave kryesore të aleancës për mbrojtje dhe parandalim.

Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte publikisht mbi programet e partneritetit të aleancës dhe operacionet globale kur u kontaktua nga kjo media.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›