E Enjte, 5 Nëntor 2026

NBA: Denver barazon serinë, 1-1 me Portland

Nikola Jokic dhe Denver luajtën me një status emergjence edhe pse nuk e kishin deklaruar. Jokic shënoi 38 pikë dhe Denver mundi Portland 128-109 edhe pse për Blazers, Damian Lillard ishte në një ditë të mirë me trepikësha. “Ata ishin agresivë dhe ne iu përgjigjëm në të njëjtën mënyrë, madje edhe dicka me teper”- u shpreh Jokic. Kësaj here Jokic dha 5 asiste, ndryshe nga ndeshja e kaluar kur mbrotja e Portland nuk e lejoi te pasonte dhe te organizonte si zakonisht.

Në pjesën e parë Lillard shënoi 32 pikë dhe Denver menjëherë mori masa pas pushimit duke e kufizuar dhe në fund e mbylli me 42 pikë gjithsej. Lillard shënoi gjatë ndeshjes 9 trepikësha nga 16 tentativa. Sekreti i mbrotjes ishte se Mike Malone vendosi që në pjesën e dytë Lillard do mbrohej nga Aron Gordon.

Denver gjithashtu bllokoi edhe stolin e Portland, të cilët në ndeshjen e parë shënuan 32 pikë ndërsa kësaj here Carmelo Anthony shënoi vetëm 5 pikë si lojtari kryesor që vjen nga rezervat. Tani seria mes tyre është 1-1 dhe ndeshjet e ardhshme kalojne në Portland.

Milëoki mundi Miamin 132-98 duke udhëhequr serinë 2-0 teksa 2 ndeshjet e radhës do të luhen në Miami. Milëoki, ndryshe nga ndeshja e parë, kishte aktivizuar në formacionin e pare Bryan Forbes pasi i duhej skuadër më shtatshkurtër dhe më e shpejtë.

Forbes shënoi 6 trepikësha dhe e mbylli gjithsej me 22 pikë. 27 vjecari Forbes luajti 4 sezonet e para në NBA me San Antonion, ndërsa në nëntor të 2020 ai kaloi me parametër zero tek Milëoki. Peshën kryesore natyrisht e mbajti Janis Antetokumpo me 31 pikë dhe 13 topa në tabelë por një element tjetër që u përmirësua në krahasim me ndeshjen e parë ishte trepikëshi. Buks shënuan 22 trepikësha nga 53 që morën përsipër, është hera e parë që Milëoki në një ndeshje play-off shënon 22 trepikësha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›