E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Durant bën historinë, Clippers me rikthim epik

Nata mes 26-27 dhjetorit ka qenë e nxehtë në Detroit dhe Cleveland. Mes ndeshjeve të luajtura pak orë më parë në NBA spikati ajo e luajtur mes Los Angeles Clippers dhe Detroit Pistons dhe ajo mes Brooklyn e Cleveland.

Rikuperimi – Los Angeles Clippers arritën që të fitonin përballë Detroit në kohën shtesë edhe pse vendasit 3 minuta nga fundi i ndeshjes kryesonin me 14 pikë. Në fund “Engjëjt” nga Los Angeles rikuperuan disavantazhin dhe fituan 131-142. Me këtë sipërmarrje Clippers u bënë ekipi i tretë që fitojnë një ndeshje kur 3’ nga fundi ishin të disavantazh të 14 a më shumë pikëve që prej sezonit 1996-97 e deri më tani. Këtë rekord më parë e mbante Sacramento Kings (në janar të 2020 kundër Minnesota-s) dhe Atlanta Hawks (në mars të 1997 kundër Orlando).

Durant kalon Duncan dhe Bryant  – Dhjetori ka qenë muaji perfekt për Brooklyn Nets, të cilët regjistruan mbrëmë fitoren e 9 radhazi përballë Cavaliers në Cleveland. Lideri për ekipin nga New York ishte Kevin Durant, autor i 32 pikëve. Falë kësaj performance ylli i Nets kaloi Kobe Bryant në klasifikimin historik të tripikëshave të realizuar në karrierë si dhe Tim Duncan në kalsifikimin e pikëshënuesve më të mirë të NBA. Tani Durant është i 15-ti me 26.496 pikë të rrealizuara.

Rezultatet e NBA 2022-2023 (27 Dhjetor)

Cleveland Cavaliers – Brooklyn Nets 117-125

Detroit Pistons – Los Angeles Clippers 131-142 (kohë shtesë)

Miami Heat – Minnesota Timberëolves 113-110

Chicago Bulls – Houston Rockets 118-133

Neë Orleans Pelicans – Indiana Pacers 113-93

San Antonio Spurs – Utah Jazz 126-122

Portland Trail Blazers – Charlotte Hornets 124-113

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›