E Hënë, 2 Nëntor 2026

NBA/ Kërri dërgon Golden Stejtin në “play-off”

Golden Stejti fiton të drejtën për të luajtur në play-off pasi mundi ekipin e Memfis 121-116. Për formacionin nga San Fransisko ndeshja nisi mjaft mirë pasi arriti që të krijonte 20 pikë diferencë në pjesën e parë, por Grizzlies falë një pjesë të tretë thuajse perfekte rifuten në lojë madje edhe mundën që të dilnin në avantazh.

Në finalen e këtij takimi të dy ekipet shkuan pikë më pikë dhe diferenca u bë nga Stef Kërri (37 pikë) dhe Xhimi Batler (38), të cilët më koshat e tyre dërguan ekipin kalifornian në “play-off” aty ku i pret Hjustoni. Ndërsa për Memfis kjo humbje do të thotë se për të marrë një vend në “play-off”, vendin e tetë, duhet të ndeshen me fituesen e Sakramentos dhe Dallasit. Dhe më pas fituesja nis serinë me Oklahomën.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›