NBA Majemi prane titullit

Majemi është shumë pranë titullit kampion në Konferencën e Lindjes dhe kalimit në finalen e madhe të NBA-së, pasi të udhëhequr nga LeBron James, Heats fituan ndeshjen e pestë ndaj Indianës dhe tashmë kryesojnë serinë me rezultatin 3-2.
Në Konferencën e Perëndimit, San Antonio ka mbyllur gjithçka më parë në katër ndeshje, duke fituar titullin ndaj Memfis dhe siguruar pjesëmarrjen në finale. Në pushimin e ndeshjes, pas dy pjesëve të para, Indiana arriti në gjashtë pikë avantazh, por pas intervalit, James udhëhoqi një seri të pjesshme pikësh 30-10 në favor të vendasve, duke mundësua fitoren e të tijëve me rezultatin 90-79. Në total, MVP i sezonit, LeBron realizoi 30 pikë, ndërsa më i miri midis kundërshtarëve ishte George, me 27 pikë. Në kryesim 3-2, Majemit do t’i nevojitet tashmë vetëm një fitore, për të hipotekuar kalimin në finale, ku do të mbrojnë titullin që kanë në fuqi. / Top Channel