E Diel, 1 Nëntor 2026

NBA/ Rekordi i radhës i James, kundër Jazz nis sezonin e 23-të si profesionist

Pritjes i erdhi fundi LeBron James vendosi mbrëmjen e kaluar një tjetër rekord. Veterani i Lakers luajti ndeshjen e parë sezonale kundër Jazz duke u bërë basketbollisti më “jetëgjatë” në historinë e NBA.

James humbi 14 takimet e para të Lakers këtë sezon për shkak të një problemi në nervin shiatik, po mbrëmë ai u gjend i përgatitur duke dhënë sinjale pozitive në fitoren 140-126 të ekipit nga Kalifornia.

Në më pak se 30 minuta James shënoi 11 pikë dhe dhuroi 12 asist duke paralajmëruar konkurencën se në këtë sezon aspiron për diçka të madhe.

Seria e ndeshjeve radhazi ku ka shënuar dhjetë a më shumë pikë për James nisi më 6 janar të 2007-ës ndërsa me atë kundër Utah shkon në 1293 takime radhazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›