E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA, arme zjarri ne dollapet e Magjistareve

Arme zjarri pa plumba jane gjetur ne dollapin e basketbollistit te ekipit “Magjistaret”, Gilbert Arenas, te mbuluara me uniformen e lojes.
Lajmin e ka bere te ditur vete klubi i njohur i Uashingtonit, i cili ka hapur nje hetim lidhur me kete ngjarje. Ne dollapin e lojtarit nuk jane gjetur municione, por pavaresisht kesaj per zbulimin jane njoftuar si autoritetet e NBA-se, ashtu edhe ato policore. Rregullorja e NBA nuk u ndalon lojtareve te mbajne arme zjarri, por keto mjete nuk mund te futen ne asnje rast ne ndertesa ku zhvillohen aktivitete sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›