E Hënë, 2 Nëntor 2026

NBA play-off/ Clippers dhe Nuggets shkojnë në ndeshjen e shtatë, Nju Jork eliminon Detroit

Në periodën e tretë Clippers arritën një avantazh prej 15 pikësh në ndeshjen e gjashtë kundër Denverit falë Xhejms Harden (28 pikë) dhe Kaëhi Leonard (27 pikë), por në fund rrezikuan shumë edhe pse ndeshja u mbyll në favorin e tyre me shifrat 111-105. Ekipi nga Los Anxhelos bëri një tjetër takim të madh duke detyruar Denverin e Jokiç të luajë ndeshjen e shtatë për të vendosur se cila prej dy formacioneve do të kalojë për më tej.

Ndërsa në takimin tjetër mes Nju Jork dhe Detroit deciziv ishte një kosh i shënuar nga Xhejlën Brunson vetëm katër sekonda nga fundi. Lojtari i Knicks ishte autor i një ndeshje të madhe pasi shënoi plot 40 pikë ndërsa Pistons për një kohë të gjatë shpresuan që të dërgonin serinë e duelit në 3-3. Nju Jork mposhti Detroit me shifrat 113-116 dhe fitoi kështu serinë 4-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›