NË 50 GRADË DHE PA ENERGJI/ Nasirabadi përballet me temperatura ekstreme të larta

Në Nasirabad të Pakistanit, temperaturat që arrijnë deri në 50 gradë Celsius po e bëjnë jetën e përditshme një sfidë për banorët. Me energji elektrike vetëm rreth tre orë në ditë dhe tension të dobët, shumë familje nuk mund të përdorin rregullisht frigoriferët apo ventilatorët. Në këto kushte, akulli është kthyer në një prej mënyrave kryesore për të përballuar të nxehtin ekstrem.
Në Nasirabad te Pakistanit, banorët po përballen me temperatura deri në 50°C. Me energji elektrike vetëm rreth tre orë në ditë dhe tension shumë të dobët. Shumë familje nuk mund të përdorin frigoriferë apo ventilatorë në mënyrë të rregullt.
Çdo mëngjes, jashtë fabrikës së vetme të akullit krijohet një radhë e gjatë per marrjen e akullit. Fabrika është bërë qendra kryesore e ftohjes për qytetin, duke prodhuar rreth 400 blloqe akulli gjatë natës, ku të gjitha shiten brenda dy orësh.
Pothuajse i gjithë akulli përdoret për të ftohur ujin e pijshëm dhe kur mbaron furnizimi, disa banorë e rishesin një copë të blerë për 40 rupi deri në 80 rupi.
Ata që nuk mund të blejnë akull gjejnë zgjidhje të tjera. Familjet që kanë panele diellore mund të përdorin ventilatorë dhe frigoriferë gjatë ditës, por shumë nuk kanë mundësi të blejnë bateritë e shtrenjta për të ruajtur energjinë gjatë natës.
Disa ndajnë frigoriferë me fqinjët, të tjerë flenë jashtë, ndërsa qindra banorë varen çdo ditë nga 400 blloqet e akullit të prodhuara gjatë natës.
Në maj 2026, Departamenti Meteorologjik i Pakistanit paralajmëroi se zona e Turbatit mund të përballej me temperatura nga 46°C deri në 50°C, ndërsa për gushtin parashikoi kushte shumë të nxehta dhe të thata në Balochistan.
Organizata Botërore Meteorologjike thotë se Azia po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale dhe se 11 vitet deri në vitin 2025 kanë qenë ndër më të nxehtat e regjistruara.
Autoritetet pakistaneze kanë nxjerrë udhëzime për valët e të nxehtit, duke u kërkuar banorëve të shmangin ekspozimin në diell, të qëndrojnë të hidratuar dhe të përdorin ujin me kujdes.