E Enjte, 5 Nëntor 2026

NJU JORK – Guterres: I tronditur nga numri i tmerrshëm i vdekjeve në Gaza

NJU JORK, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se është “i tronditur nga numri i tmerrshëm i vdekjeve, plagëve dhe shkatërrimeve në veri të Rripit të Gazës, ku ushtria izraelite vazhdon operacionet e saj, tha sot zëdhënësi i tij.

“Gjendja e civilëve palestinezë të bllokuar në veri të Rripit të Gazës është e padurueshme”, denoncoi ai në një deklaratë.

”Civilët e bllokuar nën rrënoja, njerëzit e sëmurë dhe të plagosurit janë të privuar nga kujdesi shëndetësor jetik dhe familjet janë pa ushqim dhe strehim”, shtoi Guterres./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›