E Enjte, 5 Nëntor 2026

NJU JORK – Irani bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

NJU JORK, 29 shtator /ATSH-ANSA/ – Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas sulmit izraelit që çoi në vrasjen e Hassan Nasrallah.

Në një letër drejtuar kryeministrit, Iravani u kërkoi anëtarëve të trupit “të dënojnë në termat më të ashpër të mundshëm aktet frikacake të agresionit të Izraelit”.

Ai gjithashtu paralajmëroi kundër “çdo sulmi ndaj objekteve diplomatike dhe përfaqësuesve të Iranit”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›