NJU JORK – OKB raporton vdekjen e parë të një punonjësi të huaj në Gazë

GAZË, 13 maj /ATSH-DPA/- Një punonjës i Kombeve të Bashkuara është vrarë në Rripin e Gazës pasi një makinë u qëllua, tha sot një zëdhënës i OKB-së.
“Ky është punonjësi i parë i huaj i OKB-së që vritet në Gazë”, tha zëdhënësi.
Një tjetër punonjës i OKB-së u plagos në incident. Kombësia dhe gjinia e viktimave nuk dihen ende.
“Makina në të cilën punonjësit po udhëtonin për në një spital ishte dallueshëm e qartë si një automjet i OKB-së”, tha ai.
Në total, pothuajse 200 punonjës të OKB-së janë vrarë që nga fillimi i luftës së Gazës – deri më tani të gjithë kanë qenë palestinezë.
“Dënoj sulmin e sotëm ndaj një autokolone humanitare e cila ishte në një mision për të shpëtuar jetë në Gazë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të vrarë”, tha sot komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic në X. //a.i/