E Enjte, 5 Nëntor 2026

NJU JORK – Rusia bllokon planin e reformës së OKB-së në samitin për të Ardhmen

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-DPA/- Rusia po bllokon miratimin e një plani reformash të OKB-së në Samitin për të Ardhmen në Nju Jork, që më herët pritej të miratohej unanimisht nga të 193 shtetet.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Vershinin kërkoi një ndryshim në tekstin e planit të reformës, të hartuar nën udhëheqjen gjermane në Kombet e Bashkuara.

“Përndryshe, Rusia do të distancohet nga konsensusi”, tha ai.

“Nëse amendamenti ynë nuk përfshihet në tekstin e paktit, ne gjithashtu do të distancohemi nga konsensusi për këtë dokument”, tha Vershinin.

Me sa duket miratimi i përbashkët i planifikuar i dokumentit duket se është jashtë mundësisë.

Vershinin tha se vendeve që nuk ishin të kënaqura me marrëveshjen – nuk u ishte dhënë mundësia për negociata të mëtejshme. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›